Return to Website
Forumi Heidegger ne Shqip

Mireserdhet tek Forumi Heidegger ne Shqip. Ndihuni te lire te postoni mesazhe ne lidhje me mendimtarin me te madh te shekullit XX.


Search For Similar Forums   ·   Return to Website

  I pari
  Perpara
  Pergjigju
  Forum
Tjeter  
I fundit  
Search this Forum:  
Viewing Page 1 of 1 (Total Posts: 4)


Author Comment    
miren

mirendokle@hotmail.com


Aug 24, 05 - 1:07 PM
Hi

Une do te pyesja jo a eshte Heidegger naziste por pse ai nuk u shpreh kurre kunder nazizmit.
Urim



Aug 24th, 2005 - 6:55 PM
Re: Hi

Falemnderit Miren per nderhyrjen.
Jo, nuk eshte qe ai nuk eshte shprehur kunder nazizmit, kete ai e ka bere disa here ne kurset e tij dhe ne biseda private [shiko shkrimin e Hadrien France-Lanord ne temen "Heidegger dhe nazizmi" (vazhdim)], por problemi eshte qe ai nuk eshte shprehur kurre publikisht ne lidhje me kampet e shfarosjes. Diku e ka permendur ai qe thelbi i prodhimit te kufomave ne kampet e shfarosjes eshte i njejte me thelbin e bujqesise se mekanizuar. Dhe ketu e kishte fjalen per thelbin e teknikes. Kur njeriu trajtohet si lende siç dhe vete lenda atehere ketu kemi te bejme me endjen e njeriut pa ditur ç'behet me qenien e tij. Heidegger ka dhene vetem nje interviste dhe kete me te drejte publikimi vetem pas vdekjes (interviste e realizuar me 1969 dhe e publikuar pas vdekjes me 1976). Ka shume spekulime ne lidhje me heshtjen e tij. Disa thone qe ai ka qene nazist deri ne fund (çka kjo eshte absurde per nje numer te madh studiuesish), disa te tjere thone qe kete ai e ka bere nepermjet kurseve te tij, kur ai flet mbi tekniken, mbi nihilizmin.
Por duhet ditur dhe diçka : qe Heidegger i urrente ne maksimum polemikat. Asnjehere nuk eshte perfshire ne ndonje polemike, me perjashtim te ndonje nderhyrje prej disa rreshtash. Si do te pritej nje autokritike e tij pas luftes ? A do te ngjante ajo me diçka sa per te hedhur lumin, siç kishin bere shume te tjere ? Ndoshta ai ishte dhe dikush me seder te madhe, dhe kjo nuk ia lejonte te hynte ne keto ujera. Çfare fjalesh mund te benin per te harruar Auschwitz-in ? Asnje. Megjithate, e gjitha kjo do te mbetet nje mister dhe ai e dinte fort mire kete. Por fakti eshte qe ne kete interviste te dhene ndaj Der Spiegel, ai thote qe angazhimi i tij politik i 33-it ishte nje marrezi e madhe nga ana e tij.
Sigurisht qe do te kishim dashur qe ai te shprehej ne lidhje me te gjitha keto. Por ja qe keshtu eshte. Fundja, nuk ishte hera e pare qe nje mendimtar apo filozof gabonte ne çeshtje tokesore te perditshme : Platoni ishte i besuar i tiranit te Sirakuzes (ai donte ta udhezonte ate per te qeverisur), Ernst Bloch (filozof) kishte justifikuar proceset e Moskes, por te gjitha keto jane iluzione qe edhe mendimtaret mund te bien pre e tyre.
Si perfundim, heshtja e Heideggerit eshte diçka qe do te diskutohet gjithmone.
Blerina



Aug 25th, 2005 - 7:05 AM
Heidegger dhe Nazizmi

Pershendetje Miren dhe Urim!

Ndoshta vetem Heidegger e ka ditur arsyen e vertete pse nuk eshte shprehur (sa duhet) publikisht, por ashtu sic kane spekuluar te tjere mund te spekulojm edhe ne.

Mbase Heidegger nuk u shpreh kurre publikisht kunder kampeve sepse diku perbrenda ai e ka ndjere veten si nje Naziste, si nje njeri qe ka perkrahur (deri diku) mendimet e Hitlerit ?.

Te hyrja e pergjithshme e librit "Martin Heidegger-Basic Writings" David Farrell Krell na thot:

"Meanwhile the NSDAP-dominated ministry of culture began to pressure university leaders for more politically oriented courses and more ideologically enlightened faculty members to teach them. Even though Heidegger resisted this pressure in some cases, in others he himself willfully applied it. There can be no doubt that he became instrumental in the 'synchronization' (Gleichschaltung) of the German university with the party-state apparatus. During his tenure as rector he helped to force the university administration, faculty, and student body - not only in Freiburg but throughout Germany - into the National-Socialist mold."

Pra, pavaresisht nga presioni qe bente ministria e arsimit per te orientuar kurset politikisht, ka patur raste kur Heidegger e ka aplikuar vete ate presion. Nuk mund te kete ndonje dyshim, thot Krell, qe ai u be kyc ne sinkronizimin e universitetit Gjerman me aparatin parti-shtet...etj.

Ne mund te pyesim, ne qofte se ky e ka ndjere veten Naziste, atehere pse ta kritikonte me vone ideologjine e Nazizmit? (Dhe, ka patur raste kur Heidegger ka bere edhe kritika publike. Por cili ka qene motivimi i kritikes?)

Ja se si pergjigjet Krell:

"By that time [po flet per periudhen e shkurtit te 1934] he was beginning to recognize the impossibility of the situation and the utter bankruptcy of his hopes for "resurgence". In lectures and seminars he began to criticize, at first cautiously and then more stridently, the Nazi ideology of 'Blut und Boden' chauvinism, which preached a racist origin even for poetry."

Heidegger ishte filozof, sigurisht ka arritur te shikonte pamundesine e situates dhe me zgjuaresi ka filluar pastaj te kritikoj (deri diku) ideologjine Naziste. Por cfare me ben pershtypje eshte pjesa e fundit e ketij citimi ku Krell thot se ideologjia shoviniste "Blut und Boden", pak a shume, tregonte nje racizem edhe ndaj poezise! Por poezia ka qene dicka e shtrenjte per Heidegger, ne qofte se s'gaboj. Atehere ai ka kritikuar aty ku eshte prekur vete, por jo se ka qene detyrimisht nje anti-Naziste.

Pastaj, ne qofte se themi se Heidegger fillimisht mund te kete qene perkrahes dhe me vone te kete kuptuar se ka gabuar. I bije qe "me vone" te kete pare problemet e ideologjise Naziste. Por, si eshte e mundur qe brenda nje periudhe aq te shkurter (direkt pas vitit 1934) Heidegger te hidhte poshte ideologjine Naziste? A mund qe nje ideologji te ushqehet dhe te hidhet poshte kaq shpejte? (Dhe mos harroni se nuk po flasim per nje njeri te thjesht por po flasim per nje mendimtar* qe konsiderohet nga disa si filozofi me i madhe i shekullit XX).

Vijon

Ps: Kam akoma per te lexuar Dosjet te “Heidegger dhe Nazizmi” dhe “(vazhdim)”-i. Plus, do te sjelle edhe nje autor tjeter qe e diskuton me hollesisht ceshtjen e Nazizmit lidhur me Heidegger.
dorian kulla



Dec 7th, 2006 - 1:45 PM
Re: Hi

pershendetje! me pelqen sipermarrja, dhe dua te uroj pune te mbare. personalisht heidegger e kam ndeshur ne anglisht, dhe e shoh si kulmin e perpjekjeve gjermane mbi te verteten,themele te hedhura nga kanti. shpresoj qe puna e realizuar mbi sjelljen e heidegger ne shqip, te jete sa me e plote dhe sa me e pergatitur. pershendes urimin per detyren e veshtire, me detyrime te dyfishta, si ndaj filozofise se heidegger edhe ndaj lexuesit ne shqip. tek kjo e fundit, me duhet te terheq nje verejtje. aq perciptas sa i rashe, nuk arrita te dalloj se kush eshte interpretimi i vepres se heidegger nga urimi, dhe kush mund te jene fjalet e heidegger ne nje perkthim verbatim, gje qe mund te rregullohet me vendosje thonjezash.

duke shpresuar se verejtja ime do vleresohet si konstruktive, me nje ndjenje te thelle falenderimi dhe gjithmone mirenjohes

dorian kulla


  I pari
  Perpara
  Pergjigju
  Forum
Tjeter  
I fundit  




Get your FREE forum service! 
Traffic Exchange · FAQ Service · Affiliate Programs · Classifieds  powered by Powered by Bravenet bravenet.com